60 % e votave: Vetëvendosje e merr epërsinë

Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim. 

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël. 

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express. 

Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave. 

21:43 – Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes. 

385 mijë vota janë numëruar deri më tani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 96.781 vota, raporton Gazeta Express.

Sipas këtyre rezultateve preliminare, e dyta është Vetëvendosja me 95.281 vota.

Dy partitë deri tash opozitare po garojnë me rezultat të ngushtë me njëra-tjetren, ndërsa e treta është PDK-ja me 85.479 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 47.761 të votave, që i bie 12,4 për qind. 

Ndërkaq koalicioni Nisma-AKR ka 5,5 për qind të votave. /Express/

21:10 – Deri tash janë numëruar mbi 250 mijë vota në nivel vendi, që i bie 34,9 për qind e votave. 

Nga ky numër e mban LDK-në të parën me 64.521 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosja me 59.492 vota. 

E treta është PDK-ja me 57.717 vota.

21:00 – Janë numëruar rreth 22 për qind të votave të përgjithshme, sipas të cilave prin LDK-ja. 

Rreth 150 mijë vota janë numëruar deri tani, sipas të cilave prin LDK-ja me 37 mijë vota. 

Pas saj është VV-ja me rreth 32 mijë vota.

20:13 – Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. 

Deri tani janë numëruar rreth 5 për qind e votave, shkruan Gazeta Express. 

Në vegëzën e KQZ-së mund ta gjeni numërimin e votave në kohë reale. 

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur. 

Ndërkohë, janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK-ja dhe Vetëvendosja dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK-ja me 22,28 për qind.