Aktivitetet në institucionet arsimore-Komuna e Fushë-Kosovës

Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me OJQ “Green Art Center” (GAC), në kuadër të shënimit të Javës Mjedisore, kanë filluar zhvillimin e aktiviteteve në institucionet arsimore me moton “T’i gjelbërojmë shkollat”. Këto aktivitete po shënohen përmes ligjëratave me tematikë mjedisore, si dhe përmes mbjelljes së luleve sezonale në hapësirat shkollore.

Me rastin e shënimit të 22 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit, zhvillimi i aktiviteteve filloi nga përfaqësuesit e klubeve të gjelbra në shkollën fillore “Bajram Curri” në fshatin Sllatinë e Madhe dhe paralelet e ndara në Henc, përmes ligjëratave edukuese me tematikë mjedisore dhe mbjelljes së luleve sezonale.

Aktivitetet e tilla, me moton “T’i gjelbërojmë shkollat”, do të zhvillohen nëpër institucionet arsimore edhe gjatë ditëve në vijim, me qëllim të edukimit dhe ndërgjegjësimit të brezave të rinj rreth çështjeve mjedisore dhe rritjes së hapësirave gjelbëruese në Komunën e Fushë-Kosovës.

Në vazhdim gjeni disa foto nga aktivitetet e lartpërmendura.