AllWeb në Maqedoni me dyer të hapura për studentët

Edhe këtë vit, studentët kanë mundësi që të marrin pjesë në AllWeb, konferencën e vetme në vend për komunikim digjital.

Udhëheqësia e AllWeb në Maqedoni kanë vendosur që të të përgjysmojnë çmimet për konferencën që do të ketë tema diskutimi: transformimin digjital, lidhjen e brendeve në erën digjitale dhe të ardhmen e mediave, duke mos anashkaluar sfera të ndryshme të komunikimeve digjitale.

“Konferenca ju jep mundësi që të përfitojnë shkathtësi të reja, të njohin njerëz të rinj dhe të krijojnë kontakte për të ardhmen. Krijimi i kontakteve me përfaqësues të kompanive, ndërmarrës, agjencii për marketing dhe marrëdhënieve me publikun, janë benefitet e pjesmarrjes në këtë konferencë” thotë Sllavica Biljarska nga AllWeb.mk.

Më shumë informacione rreth folësve, pjesmarrësve, çmimeve të biletave dhe temave ju mund të kontaktoni Sllavica Biljarska në email: slavica@neëmedia.mk ose në telefon: 00389 70 306 364; ose në ëeb faqen: www.allweb.mk

Leave a Reply