Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ‘Zëri i Kosovës’ udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Në Riad të Arabisë Saudite, nga data 8 deri me 20 mars 2019, mbahet ‘Festivali Botëror King Abdulaziz Camel’.

Ansambli ‘Zëri i Kosovës’, nga Fushë-Kosova, është i nderuar që do të përfaqësoj jo vetëm Kosovën, por gjithë hapësirën shqiptare në këtë ngjarje kulturore ku pritet të marrin pjesë 70 vende nga e mbarë bota.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit edhe kësaj radhe u tregua e vullnetshme për t’i ndihmuar këta të rinj që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore.