E kaluara e Bullgarisë në Kampionatet Evropiane

Bullgaria është kundërshtari i parë i Kosovës në rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, që njëherësh shënon edhe debutimin e Përfaqësueses sonë në këtë turne.

Derisa po e presim përballjen e të hënës mbrëma (25 mars 2019) në stadiumin “Fadil Vokrri” (me fillim nga ora 20:45), t’i hedhim një sy të kaluarës së skuadrës kundërshtare në turnetë evropiane.E SPONSORUAR

(Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Përfaqësuesja e Bullgarisë ka nisur garat kualifikuese për Kampionatet Evropiane nga viti 1960, mirëpo nuk kishte arritur të kualifikohej në nëntë kampionate.Lexo po ashtu:

Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Për herë të parë, kjo kombëtare u kualifikua në një Kampionat Evropian në vitin 1996, në turneun e zhvilluar në Angli, ku u mjaftua me fazën e grupeve.

Në edicionin pasues dështoi të kualifikohej, ndërsa sërish arriti në fazën grupore në ‘Euro 2004’ dhe përsëri nuk arriti të kualifikohej në fazën e eliminimit direkt.

Kjo ishte hera e fundit që Bullgaria luajti në fazat finale të një Evropiani, duke qenë se në vitet 2008, 2012 dhe 2016, nuk arriti që të kualifikohej.