Edon Zhegrova shuan dilemat në rrjetet sociale, ‘zbulon’ klubin e ri

Edon Zhegrova përfundimisht do të largohet nga Genku. Futbollisti i Kosovës tashmë gjendet në Zvicër.

Anësori i talentuar i Kosovës, Edon Zhegrova, tashmë gjendet në Zvicër dhe nesër pritet të kompletojë transferimin nga Genku te Baseli, raporton Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, duke treguar se asi tashmë gjendet në Zvicër.

Zhegrova nuk ishte i preferuari i Philippe Clement te klubi belg, i cili e kritikoi shqiptarin, duke thënë “lojtarët që nuk janë këtu me zemër, më mirë është të largohen. Unë kam eksperiencë të madhe me lojtarët e rinj dhe disa prej tyre janë mjaft të padurueshëm. Fatkeqësisht, Edoni hyn në atë kategori. Ai mendon se do të duhej të luante më shumë në gjashtë muajt e fundit dhe ndien se ka ardhur koha që djaloshi ta marrë një hap tjetër në karrierë. E ardhmja do ta tregojë nëse ai kishte të drejt ta bënte këtë hap apo jo”.

Genku tashmë ka gjetur zëvenmdësuesin e shqiptarit, ai është, Juyta Ito.

Zhegrova, që bëri vetëm 12 paraqitje më Genkun këtë edicion dhe realizoi 4 gola e dhuroi edhe një asist, të hënën pritet të prezantohet te Baseli. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/edon-zhegrova-shuan-dilemat-ne-rrjetet-sociale-zbulon-klubin-e-rikjo-eshte-e-ardhmja-e-tij-622893/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Leave a Reply