Kështu janë shkatërruar lulet e mbjellura vetëm para disa diteve në Fushë Kosovë

Vetëm pak ditë pas mbjelljes së luleve në hapësirat publike në Komunë e Fushë Kosovës, disa nga to janë shkatërruar tërësisht, percjell FushëKosovapress.

Imazhet e publikuara në vijim janë realizuar gjatë ditës së sotme pikërisht në një hapsirë afër objektit të ri të Komunës.

Sipas qytetarëve, duhet të gjithë të bëhemi bashkë për natyrën duke e mbrojtur atë e jo duke e dëmtuar. Ndërsa ka edhe nga ata që thanë se lulet janë dëmtuar nga qentë endacakë./FushëKosovapress.com/