Konfirmohen 16 të lënduar, dy në gjendje të rëndë dërgohen në QKUK

Dy persona nga aksidenti i rëndë në Gjilan, janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu.f

Hajrullahu tregoi se dy apo tri persona janë liruar për në shtëpi, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar, përderisa është diskutabil dhe për një person që të dërgohet në QKUK.

Ndërsa, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për Telegrafin theksoi se një person është sjell nga Gjilani në gjendje të rëndë.

“Një person është sjellë nga Gjilani në gjendje të rëndë. Mjekët emergjentë po merren me trajtimin e tij”, ka thënë Fazliu.