Kosovë – Bullgari: Ky është mesazhi i Herolind Shalës për tifozët

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ka një mesazh për tifozët e Kosovës, në prag të ndeshjes me Bullgarinë.

Lojtari i cili barti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Danimarkës, ka thënë se sonte do të jetë një natë e madhe për Kosovën.

Shala është një nga lojtarët më të preferuar të selektorit të Kosovës, Bernard Challandes.

Që nga ardhja e trajnerit zviceran në stolin e dardanëve, Shala ka luajtur në të gjitha ndeshjet, për tu zëvendësuar vetëm një herë, kur pësoi një lëndim në dorë.

Herolindi pritet që të jetë startues edhe në ndeshjen që luhet sonte kundër Bullgarisë, me fillim nga ora 20:45.