Kryetari Berisha priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi

Kryetari i Komunës Burim Berisha, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë z. Qemal Minxhozi.

Kryetari Berisha e informoi z. Minxhozin për zhvillimet në Komunën e Fushë-Kosovës dhe diskutuan për bashkëpunimin ekonomik në mes bizneseve të Shqipërisë që operojnë në Komunën tonë.

Po ashtu në këtë takim u shqyrtuan mundësitë e binjakëzimit të komunës sonë me komunat e Shqipërisë, si dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të gjimnazit “Hivzi Sulejmani” me gjimnazin simotër në Kukës.

Gjatë takimit u dakorduan që më 16 prill të këtij viti, me rastin e 20-të vjetorit të eksodit të shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri, të marrin pjesë nxënës, studentë dhe qytetarë në këtë solemnitet të madh.

Të dy palët në fund të takimit u shprehën të gatshëm që të intensifikojnë takimet dhe të bashkëpunojnë edhe më tutje në fushat ku janë mundësitë e përbashkëta dhe të nevojshme.