Kuvendarët e Fushë Kosovës edhe një herë i thanë JO Ndërtimit të objekteve për ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme

Në mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme e thirrur vetëm për pikën e rendit të ditës “Ndërtimi i objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbetjeve të rrezikshme” edhe një herë në mënyrë unanime të gjithë këshilltarët e kuvendit të komunës i thanë jo ndërtimit të këtyre objekteve.

Në seancë përfaqësues nga Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Integrimeve dhe përfaqësues nga komisioni Evropian, prezantuan Projektin dhe ofruan sqarime përkatëse lidhur me këtë. Ata në mënyrë bindëse shprehën qëndrimin e tyre se ky projekt nuk paraqet kurrfar rreziku përkundrazi është i dobishëm jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe për komunën dhe Kosovën në përgjithësi.

Shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuara në kuvend të gjithë unanimisht thanë se nuk jemi kundër këtij projekti kaq serioz dhe të dobishëm por jemi kundër lokacionin ku është parapa të ndërtohet këto objekte për ruajtjen e mbetjeve të rrezikshme.

Shprehim falënderimet për taksapaguesit evropian dhe u jemi mirënjohës si edhe deri më tani por jemi në mbrojtje të zërit të qytetarëve dhe vendimit të marrur në tetor të vitit të kaluar.