Ky është aplikacioni që tregon ndotjen e ajrit në Kosovë

Është lansuar aplikacioni që tregon për cilësinë e ajrit në disa komuna të Kosovës dhe kjo mund të bëhet përmes shkarkimit të këtij aplikacioni në Andoroid dhe IOS, raporton Gazeta Express

Përmes shkarkimit mund të shihet në kohë reale niveli i ndotjes nëpër komunat e Kosovës, siç shihet në foton e mëposhtme.

Ndërkaq, tregohet edhe për rreziqet ose jo që sjell secili nivel i ndotjes, varësisht nga shkalla që arrijnë në atë vend.

Ndryshe, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, sot kanë lansuar aplikacionin mobil për prezantimin në kohë reale të të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Kosovë.

 Matoshi u deklarua  se ky aplikacion do t’ua mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shohin cilësinë e ajrit në kohë reale.

Nga ana tjetër shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigji Brusa, tha se përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Republikës së Kosovës mund ta shohin cilësinë e ajrit në mënyrë transparente./