Lajm i mirë për banoret e këtij fshati të Fushë Kosovës, nënshkruhet marrëveshja e madhe

Për këtë vit MIT-ja ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, pas një takimi me kryetarin e Fushë Kosovës Burim Berisha, të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me këtë komunë, për mbështetje financiare në rikonstruimin e rrugës Miradi- Zona Industriale.

Për këtë vit MIT, ka ndarë 130.000 euro për realizimin e këtij projekti, kurse për dy vitet në vijim për këtë projekt janë planifikuar edhe 400.000 euro të tjera në mënyrë që projekti të përmbyllet në tërësi.

Lekaj e Berisha biseduan edhe për disa projekte të përbashkëta që mund të realizohen me bashkëpunim mes komunës dhe ministrisë.