Mbahet sesioni informues për zhvillimin e bizneseve

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Fushë-Kosovë u mbajt sesioni informues për qytetarët e interesuar për grante, ‘Mbështetje  stabilitetit  socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020’ i financuar nga Qeveria Gjermane dhe Komuna e Fushë-Kosovës, i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe.

Drejtori  i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Fushë-Kosovës, z. Ekrem Berjani, në fjalën e rastit theksoi se këto grante janë mundësi e mirë për nisjen dhe rritjen e biznesit, andaj bëri ftesë që secili që ka ide dhe zanat pune të aplikoj për skemën e tyre. Po ashtu z. Berjani iu tha të pranishmëve se prezenca juaj na lë të kuptojmë që ju keni vullnet të madh për të ofruar diçka të re (produkt apo shërbim) për tregun lokal.

Zyrtarja e organizatës ‘Help’, znj. Antigona Krasniqi, ndër të tjera tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuoj  në zhvillim të qëndrueshëm, me fokus të veçantë fuqizimin ekonomik. Ajo në vazhdim bëri sqarime të detajuara rreth mënyrës së plotësimit të aplikacionit dhe kritereve tjera qe lidhen me projektin.

Interesimi i qytetarëve për këtë projekt ishte i mjaft i madh.

Aplikacioni shkarkohet këtu.

Leave a Reply