Nis takimi Merkel-Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka nisur takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Temë diskutimi pritet të jetë  liberalizimi i vizave për kosovarët dhe dialogu me Serbinë rreth së cilës Haradinaj pritet të deklarohet pas takimit.

Takimi Haradinaj-Merkel: Gjermania ta forcojë qëndrimin se është kundër korrigjimit të kufijve si dhe ta mbështesë liberalizimin

Haradinaj, më herët ka zhvilluar takim me anëtarët e Grupit Parlamentar për Europën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

Hardinaj ka thënë se me deputetët gjermanë ka biseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon si dhe për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë.Lexo po ashtu:

Haradinaj takohet me deputetët gjermanë - flasin për dialogun dhe vizat

Haradinaj takohet me deputetët gjermanë – flasin për dialogun dhe vizat

Ndërkaq, vizita e Kryeministrit Haradinaj në Berlin bëhet në prag të takimit të Parisit./Telegrafi/