Një delegacion nga Komuna e Fushë-Kosovës udhëtoi në vizitë zyrtare në Itali

Me ftesë të dy komunave Arbëreshe të Italisë, Frascineto dhe Civita, përfaqësues nga Komuna e Fushë-Kosovës, nga Komuna e Lipjanit dhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL kanë udhëtuar në një vizitë zyrtare në Itali.

Komuna e Fushë-Kosovës përfaqësohet nga kryetari i Komunës z. Burim Berisha dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë komunal.Kjo vizitë është organizuar me qëllim të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në mes Komunës së Fushë-Kosovës dhe dy Komunave nga Kalabria. Ky bashkëpunim do të jetë i fokusuar në shkëmbim të përvojave të mira të institucioneve komunale, shoqatave kulturore-artistike, në fushën e artit, kulturës dhe aktiviteteve të tjera edukativo-arsimore si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik lokal.