Policia jep detaje shtesë rreth vrasjes së trefishtë në Dardani

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë të kësaj vrasjeje.

Në mesditën e sotme ka ndodhur një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në ora 13:20, në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një vrasje e trefishtë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, para pak çastesh ka dhënë detaje shtesë të kësaj vrasje, raporton lajmi.net.

Kelani ka thënë se dyshohet se fillimisht personi mashkull kishte vrarë gruan e tij, më pas rejën dhe në fund e kishte vrarë veten. Ai ka dhënë edhe detaje rreth moshës së viktimave.

“Nga informacionet që posedojmë, bëhet fjalë për një vdekje të dyshimtë, vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Viktimat janë një person i gjinisë mashkull i vitit 1958, një grua e vitit 1959 dhe një vajzë e lindur më 1991”, ka deklaruar Kelani.