Pse dështoi projekti i pagës minimale në Finlandë?

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor 2018, mbi dy mijë të papunë finlandezë morën një pagesë fikse mujore prej 560 euro. Qëllimi ishte për të parë nëse kjo siguri financiare do t’i ndihmonte ata që të gjenin punë.

Ndërkohë që niveli i punësimit nuk u përmirësua, pjesëmarrësit thanë që ndiheshin më të lumtur dhe më pak të stresuar.

Kur u lansua kjo skemë, Finlanda u bë vendi i parë evropian që provoi idenë e një të ardhure të pakushtëzuar bazë. Ky program u drejtua nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, një agjenci qeveritare.

Në fillim tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare, por rezultatet pas dy vitesh eksperiment, kanë ngritur shumë pyetje mbi efektivitetin e kësaj skeme.

Pavarësisht se është bërë goxha popullore së fundmi, kjo ide nuk është e re, skema të tilla janë diskutuar kudo në botë. Të rriturve në një fshat në perëndim të Kenya po u jepen 22 dollarë në muaj për 12 vite, deri në vitin 2028, ndërkohë që qeveria italiane po punon mbi programin “të ardhurat e qytetarëve”, përcjell Telegrafi.

Mbështetësit e të ardhurës bazë shpesh besojnë se siguria e pakushtëzuar mund të ndihmojë njerëzit që të dalin nga varfëria, duke u dhënë atyre kohë për të aplikuar për punë ose për të mësuar aftësi të reja.

Miska Simanainen, një prej kërkueseve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i tregoi BBC-së, përcjell Telegrafi, se qeveria dëshiron të testojë nëse ekziston ndonjë mënyrë për të reformuar sistemin e sigurimeve shoqërore.

A i ndihmoi të papunët në Finlandë që të gjenin punë, ashtu siç ka shpresuar qeveria e Finlandës? Në të vërtetë jo. 

Simanainen tha se edhe pse disa individë gjetën punë, pjesa më e madhe ishte njësoj e predispozuar për të gjetur punë me një grup i cili nuk po merrte të ardhurën bazë. Kërkuesit po përpiqen të gjejnë se pse ndodh një fenomen i tillë.

Por, për shumë njerëz, qëllimi i krijimit të mundësive për njerëzit për të gjetur punë, kishte shumë mangësi që në fillim.

Një pjesëmarrës në në këtë skemë, Toumas, ka treguar se si është prekur nga e ardhura bazë.

“Jam akoma pa punë. Nuk mund të them se e ardhura bazë ka ndikuar shumë në jetën time. Psikologjikisht po, por financiarisht jo dhe aq shumë”, ka shpjeguar Toumas.

Për shumë njerëz, e ardhura bazë universale fokusohet shumë mbi mirëqenien individuale dhe përfitimin e pushtetit të individëve, pa bërë asgjë për të ndaluar kompanitë nga shpërdorimi i burimeve duke prodhuar më shumë se sa njerëzit kanë nevojë dhe duke shfrytëzuar punonjësit e tyre