Publikon fotografi atraktive në bikini, Jonida Maliqi zbulon tatuazhin gjigant në shpinë

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, ajo ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Jonida ka pozuar me bikini të zeza, ndërsa ka vënë në pah linjat atraktive.

Teksa ka treguar figurën e saj trupore, artistja ka zbuluar edhe tatuazhin gjigant që ka të vizatuar në shpinë.

Ajo nuk ka dashur të tregojë në detaje se çfarë është, megjithatë nga ngjyra mund të vërehet se është një vizatim goxha i madh.

“Dita e fundit”, ka shkruar Maliqi në mbishkrimin e këtij imazhin, duke bërë kështu të ditur se kjo është dita e saj e fundit në pushime.