Sukseset e radhës nga Ansambli i Këngëve dhe i Valleve ‘Zëri i Kosovës’

Ansambli ‘Zëri i Kosovës’ nga Fushë-Kosova, pas suksesit të madh që arriti me grupin e parë të valltarëve në Festivalin Botëror ‘King Abdylaziz Camel Festival’ në Riad të Arabisë Saudite, edhe me grupin e dytë të valltarëve arriti sukses të shkëlqyeshëm në Tiranë të Shqipërisë.

Në Festivalin Mbarëkombëtar ata arritën të bindin jurinë se janë të përkushtuar që performancën e tyre ta pëlqejnë të gjithë ata që e përcjellin këtë festival.

Nga Festivali ‘Ritet Pranverore’ ky ansambël u kthye me tri çmime:

Çmimi i parë për kostumografi, çmimi i dytë për paraqitje të lartë artistike dhe çmimi për dy valltarët më të mirë të festivalit.

Me këtë rast nga kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj, me Mirënjohje (Nderi i Festivalit) u nderua znj. Nurije Avdiu, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Fushë-Kosovës, e cila është e përkushtuar që kulturën, traditën dhe trashëgiminë kombëtare ta prezantoj denjësisht nëpër botë. Sukseset asnjëherë mos u mungofshin atyre që punojnë!