Sulmi terrorist në Zelandë të Re ku u vranë 49 persona në xhami. Çfarë dihet deri më tani

49 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe 20 të të lënduar në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, derisa po falej namazi i akshamit. 

Një burrë i moshës rreth të 30-ve është akuzuar për vrasje dhe do të dalë nesër para Gjykatës së Christchurchit, transmeton Gazeta Express.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e ka konsideruar sulmin si terrorist dhe ka thënë se “është një nga ditët më të errëta të Zelandës së Re”.  Ky është sulmi më masiv i kryer në këtë shtet. 

Ajo e ka dënuar ideoligjinë që mund të ketë shtyrë të kryhet sulmi, duke thënë se “mund të na kesh zgjedhur ne, por ne do të të refuzojmë dhe do të dënojmë ty”. 

Katër të dyshuarit, tre burra dhe një grua, janë arrestuar. Një person është liruar më vonë. 

Disa armë janë mbledhur nga të dyja xhamitë. Dy mjete eksplozive janë gjetur në dy automjete në vendin e ngjarjes. Një nga to ka qenë e deaktivizuar. 

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se të dyshuarit është e krahut të djathtë ekstremist, ka qenë një shtetas i Australisë. Ndërsa, Policia ka thënë se asnjë nga të dyshuarit nuk ka qenë në listën e tyre të kërkimit për terrorizëm. 

Policia në fakt nuk po kërkon ndonjë tjetër që mund të kenë pasur lidhje me sulmin, shkruan The Guardian. 

Sulmuesi besohet se ka xhiruar drejpërdrejt vetën së paku në njërin nga sulmet. Policia ka kërkuar nga njerëzit të mos i shpërndajnë ato, por pavarësisht kësaj mediat austrialiane i kanë transmetuar pamjet. 

Burri që i xhiroi vetën duke e sulmuar një xhami të Christchurchit, është vetidentifikuar “online” si shtetas austrialian me emrin Brenton Tarrant. Në llogarinë në Tëitter, që tashmë është fshirë, Tarrant ka psotuar fotografi të ndryshme të një magazine me armë dhe një linku të një manifesti, ku përshkruhet veprimtaria e tij. 

Gazeta Express ka publikuar një pjesë të atij manifesti, kur personi që kreu sulmin, ndër të tjera ka përmendur edhe myslimanët e Kosovës dhe shqetësimin e tij pse Shtetet e Bashkuara të Amerikan kanë intervenuar për t’i mbrojur ata gjatë luftës së vitit 1999. 

Komisari i Policisë, Mike Bush, ka kërkuar nga të gjithë që të evitojnë shkuarjen në të gjitha xhamitë e vendit. 

“Mbyllni të gjitha dyert derisa të ju tregojmë në vazhdim se cka të bëni”, u ka bërë thirrje Bush të gjithë qytetarëve të Christchurchit. 

I gjithë qyteti është bllokuar dhe shkollat e objektet tjera publike janë u mbyllen poashtu. Po mbaheshin protestat për ndryshimet klimatike, ku protestuesit u evakuan menjëherë. 

Më herët, kryeministrja e Zelandës ka folur për motivimin e sulmuesit, duke përmendur se viktimat mund të kenë qenë edhe migrantë dhe refugjatë. “Ata janë ne”, ka thënë ajo duke shtuar se kryesi i krimit “nuk ka vend në Zelandë.

Të punësuarit në njërën nga xhamit kanë folur për terrorin që kanë përjetuar derisa personi i armatosur po e filmonte vetën në hyrje të objektit fetar.

Dy objektet e targetuara janë xhamia “Al Noor”, ku u vranë 41 perosna, dhe Qendra Islamike “Linëood’, ku vdiqën 7 persona. 

Një ekip nga Bangladeshi ka ikur menjëherë pasi janë dëgjuar krismat afër vendit ku ata do të zhvillonin përgatitjet e fundit para ndëshjes në turneun e Zelnadës së Re.