Takim në zyrën e kryetarit të Komunës

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z. Burim Berisha, priti në takim pronarin dhe përfaqësuesit e kompanisë prestigjioze ‘Tan Thanhn Container Corporation’ të udhëhequr nga z.Kieu Cong Binh (Calvin) dhe nga ‘SA Automation GMBH’ me në krye z.Markus Stecling.

Gjatë takimit të pranishmit biseduan për investimet në Komunën e Fushë- Kosovës, për mundësitë e ndërtimit të dy fabrikave, në komunën tonë, për prodhimin e kontejnerëve dhe prodhimin e letrës.

Kryetari falënderoi të pranishmit për interesimin e shprehur duke theksuar se mundësia për të vazhduar bashkëpunimin me këto kompani, për investime dhe fabrika të tjera në komunën tonë, mbetet e hapur.