Takim në zyrën e Kryetarit të Komunës

 Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, z.Burim Berisha, priti në takim përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës. Gjatë këtij takimi, Kryetari Berisha dhe Kryetari i Odës se Afarizmit të Kosovës, z. Skender Krasniqi, diskutuan për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës në pjesën ku zhvillohen bizneset në fshatin Harilaç.

Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim të Komunës së Fushë-Kosovës, Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Të dy palët në fund të takimit theksuan se realizimi i këtij projekti pritet të përfundoj gjatë këtij viti.