Të arriturat e Komunës së Fushë Kosovës në vitin 2018, flet Kryetari Burim Berisha

Një vit i rëndësishëm, një vit i mbarë e mbi të gjitha edhe me shumë vështirësi ka qenë viti që lam pasë për Kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës dhe për këtë Komunë të cilën ai e udhëheqë që nga viti 2007.

Në një intervistë ekskluzive për FushëKosovapress.com, i pari i kësaj komune ka ndarë me qytetarët eksperiencat dhe të arriturat e kësaj komune gjatë 2018-ës.

“Mund të themi që ishte një vit i mirë, në vit me disa projekte të mira, një vit me një popullsi që nuk ka pasë ndonjë problem të madh si komunë, ndonjë traumë, ndonjë  vështirësi natyrore të madhe, ndonjë ndarje të madhe qoftë politike apo etnike. Përgjithësi ka qenë një vit i balancuar në mes të grupeve të interesit, grupeve politike, mes gjithë asaj që e bën jetën herë të këndshme, herë të vëstirë. Besojë që trendet e këtij viti t’i bartim edhe  vitet e tjera, sepse jemi në fazen e punëvë për ndërtimin e disa sistemeve të mëdha po shpresojmë që kanë përfunduar procedurat dhe përfundimisht po zgjidhet problemi i ujit, është zgjedhë kompania që do të përfundojë këtë punë”

“Dhe ma në fund po e largojmë një problem jetësor të banorëve tonë, pastaj është duke u ndërtuar 110 kilovoltshi, një projekt shumë i madh energjia, kemi ndihmuar shumë në këto dy projekte. Sepse bartës janë të tjerët nuk jemi ne bartës të këtyre projekteve, por janë dy gjëra madhore për komunën që po e zgjidhim problemin shumëvjecar të cilët e bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët”, ka thënë Burim Berisha.

Një projekt tjetër i rëndësishëm është edhe ai urban i qytetit, e sipas kryetarit edhe kjo punë tashmë ka arritur në fazën finale ku së shpejti do të shpallin diskutim public për çështjen e planifikimit urban.

 “Jemi në fazën e fundit të hartave zonal. Ku për pak muaj, dy ose tre do ta mbyllim këtë çështje dhe pastaj do të kemi hapësira të mëdha zhvillimore të qytetit dhe komunës. Dhe këtu jemi komuna e parë që kemi arritur deri në këtë fazë me ligjin e ri, pak a shumë ka qenë e ngushtuar fushëveprimtaria e këtyre investimeve për shkak të mbylljes së planit të vjetër të hapësirave, kështu që duhet të hapen hapësira të reja. Do të thotë është një mundësi për të hapur një trend të ri zhvillimor prej vitit të ardhshëm”, ka shtuar Berisha.

Një pjesë e madhe e buxhetit të Komunës, ka shkuar në infrastrukturë e cila edhe më tej vazhdon të jetë prioritet në gjithë Kosovën. Por sipas Berishës, në vitet në vijim do të bëhen disa ndryshime duke shpenzuar më pak në infrastrukturë e më shumë në ekonomi e punësim.

“Mendojmë se  gati është koha e duhur që të kalojmë në buxhete zhvillimore e më pak në infrastrukturore. Prej vitit të ardhshëm do kalojmë në buxhdete zhvillimore, infrastruktura do merr pjesën e vet të vogël.  Një pjesë e buxhetit do të shkojë në mirëmbajtje të shkollave, ambulancave, ndriqimeve rrugore, trotuareve etj. Sepse po të mos mirëmbahen edhe ato projekte do të shkatërroheshin dhe nuk do ja vlente”.

“Jemi përfundimisht në fazën e fundit të projekteve infrastrukturore lokale të asfaltimeve, kanalizimeve, shkollave, trotuareve etj. Vëmendje shumë të madhe do t’i kushtojmë gjelbërimit të qytetit. Këtë vit kemi mbjellur rreth 3mijë drunj dekorativ, do ta rrisimi këtë numër shumë, do vazhdojmë me një projekt madhor ku do shpallim konkursin për rregullimin e trafikut në qytet që është njëra ndër brengat kryesore, dalja tek semaforët te shkolla “Mihail Grameno”, do ta bëjmë edhe një dalje dikun në rrugën kryesore”, ka thënë Kryetari i Komunës.

Një konkurs tjetër do të jetë ai për rregullimin e trafikut në qytet,  pasi që ka mundësi që qyteti të lirohet më shumë nga veturat të cilat janë të shumta në numër që kalojnë nëpër këto rrugë.

“Rreth 70 mijë vetura kalojnë brenda ditës në qytetin e Fushë Kosovës. Është një numër rekord i paparë, këto shkaktojnë një trafik, sepse do të duhet që tek ura mes Fushë Kosovës dhe Prishtinës të ishte një hyrje dhe një dalje prej Prishtinës, që ne të liroheshim sepse krejt Kosova perëndimore kalon nëpër Fushë Kosovës. Kjo është një vështirësi dhe projekt madhor që do punojmë dy, tri vitet e ardhshme. Njerëzit lokal duhet t’i shfrytëzojnë edhe rrugët alternative ku ju krijojnë më shumë mundësi dhe shpejtësi”, ka shtuar ndër të tjera Berisha.

Në prag festash, Kryetari ka uruar qytetarët që të kenë sa më shumë mbarësi dhe dashuri për vendin.

“Urojë që të kenë mbarësi dhe një dashuri më të madhe për vendin e vet për Komunën e vet, sepse na ka ikë kjo, dhe ndoshta asnjëherë nuk kemi qenë ma të vetëmohuar dhe ma të hidhëruar në vetvete edhe pse është e pashpjegueshme edhe pse shpjegimin e ka kur shohim pjesën e errët por si do që të jetë uroj të gjithëve të kenë shëndët”./FushëKosovapress.com/

Leave a Reply