Vazhdon përkrahja për fermerët e Fushë-Kosovës

Edhe sivjet Drejtoria e Bujqësisë vazhdon t’i përkrahë 263 fermerë të rinj për ngritjen e serrave të mesme ( gjysmë të larta) me sipërfaqe prej 50 m2 ( në total 1.31,50 m2), veprimtari kjo në rritje pas luftës së fundit, me të cilën fermerët po arrijnë të sigurojnë të ardhura të mira për nevojat e ekonomive të tyre familjare.

Kjo veprimtari ka përparësi të mëdha ndaj prodhimtarisë në fushë të hapur, sepse mundëson:

  • Arritjen e frutave të perimeve jashtë sezonit;
  • Furnizimin e tregut me perime të freskëta gjatë tërë vitit;
  • Rendimentet për njësi të sipërfaqes janë 2-3 herë më të larta në krahasim me atë në fushë të hapur;
  • Shfrytëzimi maksimal i fuqisë punëtore gjatë tërë viti;
  • Vjelja e 2-3 kulturave brenda vitit;
  • Zëvendësimi i importit të perimeve të freskëta;
  • Vend të sigurt të punës dhe standard më të lartë të jetës.

Përveç serrave, që nga nesër pritet të shpërndahen edhe 28 makina mjelëse dhe 30 shpërndarëse të plehut artificial.