Vrasja në lagjen Dardania, flasin fqinjët: Dorasi kishte probleme mendore

Rasti për lajmi.net është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, i ka thënë lajmi.net, se Policia fillimisht ka marrë informacionin se në rrugën “Bill Kllinton”, për një vdekje të dyshimtë.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona.  Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor  ne vendngjarje”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

E për këtë rast kanë folur edhe fqinjët e personave që kanë humbur jetën.

Ata kanë thënë për lajmi.net se i dyshuari që vrau, gruan, renë e tij, e më pas edhe vetën, ka pasur edhe probleme mendore.

Ata për lajmi.net kanë thënë se i njëjti ishte lajmëruar edhe në Polici nga familjarët e tij.