Vrasja në Prishtinë – vret gruan dhe nusen e djalit, pastaj veten

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para nga policia, tre persona kanë mbetur të vdekur. Lajmin e ka konfirmuar dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Beka ka thënë se dyshohet se një person pasi ka vrarë gruan e tij dhe nusen e djalit, ka vrarë vetën.

“Është vrasje, sipas policisë tre persona kanë vdekur. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka thënë Beka.

Ai ka shtuar se është duke shkuar në vendngjarje, dhe se më vonë do të kemi informacione të detajuara lidhur me rastin.