Vrasje në Prishtinë, vriten tre persona

Rreth orës 13:20 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një rast vrasje, që sipas informacioneve të para dyshohet për tre persona të vrarë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Sot rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për një vdekje te dyshimte ne rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.